Vlerësohemi për vitin e dytë radhazi në Indeksin e Barazisë në Punë, këtë herë me Çmimin e Artë

Në datë 8 Tetor 2018, HeadHunter organizoi për të tretin vit Indeksin e Barazisë në Punë për LGBTIQ. Për institucionin tonë, ky ishte viti i dytë i pjesëmarrjes ku në vitin 2017 u nderuam me Çmimin e Bronxtë, ndërsa në vitin 2018 me Çmimin e Artë.

Me një konsideratë të lartë për idenë, nismën dhe seriozitetin me të cilin ky vlerësim i punëdhënësit shqiptar trajtohet vit pas viti nga HeadHunter, ne ndjehemi krenar që puna jonë vlerësohet me këtë çmim të rëndësishëm, i cili na u dorëzua nga Ministria e Shëndetësisë, Znj. Manastirliu.

Ky çmim lidhet ngushtë me misionin tonë, i cili fillon nga respekti i vlerave, besimit, sjelljeve të gjithsecilit dhe diversitetit, si edhe dhënies së mundësive të barabarta në ambjentin e punës. Ne i vlerësojmë ato me të njëjtin prioritet si tek klientët ashtu edhe tek punonjësit tanë.

Vlerësimi jonë shkon për HeadHunter dhe ­çdo iniciativë që synon të sjellë në vëmendjen e të gjithëve respektin ndaj diversitetit.