Takim me të rinjtë e JA Albania ne zyrat e NOA

Në mbështetje të të rinjve

Ne përpiqemi të jemi gjithmonë në mbështjetje të të rinjve, me bindjen se edukimi, fuqizimi intelektual dhe ndërtimi i sjelljeve të shëndetshme tek ta është rruga më e shpëjtë drejt një të ardhme më të mirë.

“Junior Achivement of Albania” është një prej organizatave qe ka arritur të konkretizojë suksesin e saj në edukimin financiar të gjeneratës së re, dhe kjo është arsyeja pse ne gjendemi pranë tyre sa herë që na jepet mundësia. Përtej mbështetjes financiare, ajo që shijojmë më shumë është prezenca jonë në projektet e tyre shumë konkrete, dinamike dhe kreative. Jemi çdo herë shumë entuziast të jemi pranë tyre dhe të kuptojmë dinamikën me të cilën ata mendojnë dhe zhvillohen, ndërkohë që ne transmetojmë atë që kemi mësuar dhe përvetësuar në vite, duke kontribuar kështu në zhvillimin e një brezi të ri me një kulturë ekonomike.