Summer Party – “NOA Let’s Rock”

Tek ne ka gjithmonë diçka për të festuar! Me përfundimin e suksesshëm të gjashtëmujorit të parë 2018, entuziazmi dhe dëshira për të festuar ishte e madhe. Kolegë të rinj e të vjetër, me angazhim serioz dhe implenjim maksimal dëshmuan gjatë një kohe shumë të shkurtër se dinë t’ía dalin me sukses çdo sfide, edhe asaj të përshtatjes me një model të ri biznesi brenda pak muajve.

Kështu në mbrëmjen e 27 Korrikut 2018, nën zërin fantastik të Eugent Bushpepës dhe atmosferës magjike të krijuar nga eklipsi hënor, ne festuam rezultatet , frymën pozitive dhe bashkëpunuese që kemi ndërtuar mes nesh, si edhe mirëseardhjen kolegët e rinj që na janë bashkuar për t’i dhënë akoma më shumë ritëm zhvillimit tonë të mëtejshëm.