Në NOA ne i gjendemi klientëve tanë gjithmonë aty ku
ata janë. Gjatë muajit shtator kemi qënë pjesë e disa aktiviteteve të
ndryshme të organizuara për Agro Bizneset. E startuam muajin me Dvoranin e
Korçës, ku stafi i NOA iu bashkua nismës së Bashkisë Korçë për të provuar
për disa çaste punën e fermerit, çfarë pasioni dhe çfarë energjie investohet
aty nga fermerët e Korçës! Më tej, stafi ynë pati kënaqësinë të bëhej pjesë e
“Festës së Mollëve”, një tjetër dëshmi e vitalitetit të fermerëve dhe të
bujqësisë të këtij territori rural.
Një tjetër aktivitet në të cilin kemi qënë prezent ishte “Festa e
Shegës” në të cilën kemi bërë atë që dimë të bëjmë më mirë në punën tonë,
informimin e klientëve mbi produktet që NOA ofron, por edhe duke i ofruar një
këshillim financiar të dedikuar mbi biznesin që çdonjëri prej fermerëve
zotëron. Për të gjithë stafin e NOA-s, është gjithmonë një kënaqësi t’i
shërbesh promovimit të punës, financimit të ambicieve të fermerëve shqiptare,
kudoqofshin ata, duke bërë gjithmonë maksimumin që produktet tona të jenë të
adaptuara për kalendarin e prodhimit bujqësor lokal, për nevojat e familjes së
fermerit shqiptar, për ambiciet e ekonomisë sonë. Në NOA, ne krenohemi e
përfshihemi çdo herë që na jepet mundësia të provojmë sesa shumë punë e sa
shumë pasion investohet në bujqësinë shqiptare.