Paguani këstin tuaj pranë çdo pike EasyPay!

NOA ka kënaqësinë të informojë të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët e saj se duke filluar dt.21 prill, mund të shlyejnë çdo detyrim financiar pranë agjentëve të EasyPay.

Fillimisht në Tiranë, e më pas anembanë vendit, ky bashkëpunim i ri sjell shërbimet e NOA-s gjithmonë e më afër vendbanimit të klientëve të mikrofinancës, gjithmonë e më afër komunitetit, lagjes, biznesit apo fermës shqiptare.

Me një rrjet prej 430 pikash të shtrira në të gjithë Shqipërinë, EasyPay është një kanal alternativ pagesash me shtrirje rurale dhe urbane, si dhe me një aktivitet të liçencuar nga Banka e Shqipërisë.

Në kontekstin e pandemisë aktuale, ky bashkëpunim është finalizuar teknikisht në një kohë shumë të shpejtë me qëllim për t’ju adaptuar kushtëzimeve të lëvizjes së lirë të vendosura nga ana e qeverisë shqiptare. Kështu, mes pikave EasyPay dhe rrjetit të degëve të saj, NOA fton të gjithë klientët të zgjedhin vendodhjen më të afërt me qëllim për të ulur maksimalisht nevojën për transport apo për t’u larguar nga komuniteti ku banojnë.

Çdokush mund të informohet online për vendodhjen më të afërt të një agjenti EasyPay duke vizituar faqen: http://www.easypay.al/vendodhja-e-agjenteve-easypay/.

Në çdo rast, stafi i NOA do të mbetet në dispozicion të çdo klienti pranë çdo dege dhe pandërprerje nga ora 08:00 deri në orën 16:30. Klientët e NOA ftohen të kontaktojnë oficerin e tyre të kredisë për çdo informacion që mund t’ju nevojitet.

Prej muajit mars e deri më tani, stafet tona nuk kanë ndërprerë në asnjë moment aktivitetin e tyre duke synuar t’u gjënden sa më pranë familjeve, sipërmarrjeve dhe fermerëve shqiptare të cilët sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për një mundësi të hapur për të aksesuar likuditet dhe financime të adaptuara.

Nëpërmjet bashkëpunimit me EasyPay, NOA rikonfirmon angazhimin për të qënë gjithmonë e sa më afër klientëve të saj, në çdo vend, në çdo kohë dhe për çdo nevojë!

#ReinventingMicrofinance