#NOA_ShtëpiaJonë – Për stafet tona, “përkrah jush” nuk është thjesht një slogan

Në çdo shërbim apo produkt që ofrojmë, ne e vendosin veten në pozitat e çdo klienti që kërkon mbështetje tek financimet tona. Ndaj në këto javë plot sfida për mbarë vendin, ekipet e NOA-s janë angazhuar maksimalisht që çdo aspekt i aktivitetit tonë të jetë i përshtatur ndaj situatës që kalojmë bashkarisht, si qytetarë e bashkëkombas.

Përpos riskedulimit të kësteve për mbi 3.200 klientë aktiviteti i të cilëve është prekur nga kufizimet e aktivitetit ekonomik, degët e NOA nuk kanë mbyllur në asnjë moment dyert e tyre me qëllim që çdo nevojë për financim, në këto kohë plot sfida, të marrë një përgjigje.

Duke synuar lehtësimin financiar për çdo sipërmarrës, fermer apo familjeje në përballjen e vështirësive potenciale në këtë periudhe, NOA nxorri në treg ofertën “Këstin progresiv”. Një produkt financiar i cili i mundëson çdo klienti të marrë një financim brenda ditës, por me veçorinë që shlyerja ndjek një kalendar progresiv qe vjen e rritet gradualisht me rikthimin e aktivitetit normal.

Nga ana tjetër, në terma më operacionale, dhe me qëllim për të garantuar të njëjtën siguri si për stafet ashtu dhe për klientët tanë, janë dizifenktuar të gjitha degët e NOA në të vendit, në një cikël të rregullt kohor. Stafet tona janë pajisur me mjetet e nevojshme në këtë periudhë pandemie, me maska një ose shumë përdorimshe dhe  doreza një përdorimshe, gjithashtu edhe i gjithë rrjeti i degëve është pajisur me dezinfektues që përdoren çdo ditë si nga klientët ashtu dhe punonjësit tanë sa herë që hyjnë në mjediset e NOA. Klientët ftohen të vizitojnë degën një e nga një, duke garantuar kështu njëherazi sigurinë e tyre por edhe të stafit të institucionit. Sipas udhëzimeve në fuqi, çdo degë mbart të gjitha njoftimet dhe këshillat e nevojshme sanitare në mënyrë që t'ja dalim bashkarisht në tejkalimin e kësaj sfide për çdo shqiptar. Për me tepër, së shpejti, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për institucionet financiare, në çdo degë do të ketë dhe termometra me infra të kuqe në mënyrë që siguria sanitare të jetë maksimale.

Për stafet tona, “përkrah jush” nuk është thjesht një slogan. Për ne, NOA është shtëpia jonë dhe ne bëjmë maksimumin që dhe ju, kur vizitoni degët tona, të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Ju mirëpresim, si përherë !