Në NOA i gjendemi pranë bizneseve shqiptare, gjithmonë
aty ku ata janë!
Në edicionin e 25 të tij, iu bashkuam panairit të përvitshëm “Verë &
Gështenja”, të organizuar prej Bashkisë Pogradec. Këtë vit vendosëm të ishim
pjesë e ketij Panairi të mirë organizuar, në qëndër të së cilit ishin produktet
e zonës, vera dhe gështenja, por edhe të shoqëruar me muzikë të mirë e me
produkte artizanale të zonës. Këtë vit, u bëmë pjese e këtij panairi
për të përkrahur bizneset dhe fermerët e zonës së Pogradecit, duke dhënë
në këtë mënyrë sadopak suportin tonë në promovimin e produkteve të tyre,
sikurse kemi bërë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë 20 vjecar, në shërbim të
klientëve tanë por edhe me fokus kryesor në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Për ne në NOA, është një kënaqësi t’i shërbesh promovimit të punës, financimit
të ambicieve të fermerëve & bizneseve shqiptare!