NOA nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit  me Tourism Investment and Finance Fund


Institucioni financiar NOA së bashku me Tourism Investment and Finance Fund nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për të zgjeruar aksesin në financë nëpërmjet një modeli të ri hibrid 'equity & credit' në agroturizëm!

NOA dëshiron të jetë partnere në zhvillimin ekonomik të metejshëm të territorit të Belshit tanimë që infrastruktura është me standartet më të larta, dhe banorët e saj janë të gatshëm për t’u investuar dhe më tej në tokat e bizneset e tyre. Krijimi i Unionit të fermerëve të Belshit është një dëshmi e ambicieve të qartë të këtij territori, për të bërë gjithmonë e më shumë, për të gjeneruar më shumë mirëqënie, e për të krijuar më shumë vënde pune. Sot se NOA dëshiron t’ju jap garancinë se është e gatshme t’ju qëndrojë në krah të këtyre amicieve. Si dëshmi përmendim  linjën e kreditimit agro e cila mbështetet dhe nga Fondi i garancisë i Bashkimit Europian cka nenkupton qe fermeri nuk ka nevoje te kete kolateral per te aksesuar financimet tona.