NOA në “Një fundjavë ndryshe”

Odoo image and text block

NOA në “Një fundjavë ndryshe”

Java që lamë pas ishte Java e Bamirësisë në NOA. Stafi i kompanisë u organizua përgjatë gjithë javës në mbledhjen e donacioneve për familjet në nevojë. Në fundjavë, së bashku me Mealbox dhe stafin e palodhur të “Një fundjavë ndryshe”, ne kaluam një mëngjes ndryshe me familjet që jetojnë në kushte tmerresisht të vështira shumë pranë kryeqytetit. Faleminderit #fundjavendryshe Bamiresia nuk te varferon!