NOA, në mbështetje të trashëgimisë kulturore shqiptare!

Ne në Noa jemi shumë të ndjeshëm për të mbështetur dhe përkrahur aktivitetet me karakter social dhe promovues të vlerave kulturore që vendi ynë ka. I tillë është edhe aktiviteti së cilit i jemi bashkëngjitur së fundmi, “Mbro dhe Promovo”. Kjo nismë është trajtuar në formën e një konkursi fotografie online, shoqëruar më tej me një ekspozitë shëtitëse nëpër Shqipëri. 
“Mbro & Promovo” është sllogani i kërkimit fotografik që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore dhe natyrore nga të rinjtë, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme që shoqërojnë identitetin tonë si edhe të ndikojnë në rritjen e sensibilizimit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në vijim të këtij aktiviteti do të jemi prezent aktiv në qytetet kryesore ku do të realizohet turi i ekspozitës shëtitëse duke shprehur mbështetjen tonë ndaj iniciativave të tilla që ndikojnë sado pak në zhvillimin e emrit të mirë dhe vlerave të vendit tonë. Sepse ne në NOA besojmë se të gjithë NE së bashku mundemi të mbrojmë  dhe zhvillojmë vendin ku jetojmë!