NOA merr pjesë në forumin e biznesit

NOA u bë pjesë  pjesë në panelin e Forumit të Biznesit mbi “Punësimin dhe Aftësitë Profesionale” të organizuar në kuadër të Komitetit të Punës & Etikës të Dhomës Amerikane të Tregtisë, në bashkëpunim me shkollat profesionale dhe qeverinë. Si përfaqësues të biznesit, diskutuam mbi sfidat që hasim në tregun e punës, nevojat tona për kapacitete dhe si ne mendojmë t’i adresojmë këto çështje në plan afat-gjatë duke qenë të suportuar nga shkollat profesionale, qeveria dhe anasjelltas.

Ne besojmë që ka gjithnjë vend për përmirësim dhe për bashkëpunim të shtuar, ndaj dhe do të vijojmë të jemi pjesë aktivisht për të suportuar rininë shqiptare dhe forcuar biznesin në tërësi.

 https://www.amcham.com.al/…/amcham-speaks-about-employabil…/