NOA çertifikohet sipas kodit Europian për Mikrofinancën

17 Tetori 2019 ishte një ditë e veçantë për mikrofinancën europiane. Organizuar së bashku nga Qendra e Microfinances dhe Rrjeti Europian i Mikrofinancave, eventi në Bruksel mblodhi përfaqësues të institucioneve mikrofinanciare dhe shoqatave, të cilët kërkojnë të përmirësojnë vazhdimisht shërbimet e tyre. Pjesë e këtij eventi ishte dhe Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive Zj. Herjola Spahiu, per te perfaqesuar Institucionin tone. Çertifikimi i NOA nga Komisioni Europian është një dëshmi e standarteve europiane që NOA ka arritur të zhvillojë në sektorin e mikrofinancës shqiptare. NOA rikonfirmon keshtu se do të mbetet përherë një promovuese e instrumentave më moderne dhe praktikave financiare më të mira në shërbim të zhvillimit, rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri. Pjesa kurorëzuese e mbrëmjes ishte një ceremoni për të nderuar fituesit e Kodit të Sjelljes së Mirë të BE-së për institucionet e mikrofinancës.