NOA, anëtaresohet në shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, FIAA

Prej muajit korrik, NOA është  zyrtarisht anëtare e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). FIAA, një organizatë me reputacion të lartë në shërbim të komunitetit të biznesit në Shqipëri. Duke shërbyer si një urë ndërlidhëse mes bizneseve (kryesisht të huaja), institucioneve qeverisëse dhe misioneve ndërkombëtare, FIAA i shërben përmirësimit të klimës së biznesit në vend, përhapjes së praktikave të mira, por dhe mbrojtjes së investoreve privatë, rritjen e aktivitetit të tyre si dhe promovimin e një biznesi të shëndetshëm. Themeluar në vitin 2000 nga një grup investitorësh të huaj që operonin në Shqipëri, FIAA sot numëron mbi 80 anëtarë që përfshijnë bankat më të mëdha në vend apo kompanitë lider që veprojnë në fushën e industrisë, naftës, telekomunikacionit, energjisë, konsulencës etj. Anëtarësimi i NOA-s pranë FIAA e vendos institucionin tonë krah emrave më të rëndësishëm të tregut korporativ shqiptar duke konfirmuar standartet e larta të kompanisë.

NOA është i vetmi institucion mikrofinanciar shqiptar anëtar i FIAA.