Një takim për të ndarë së bashku arritjet e NOA-s

Një takim i fundit para pushimeve kaq shumë të pritura e kaq shumë të merituara nga secili prej nesh 

Në NOA ne investohemi shumë që çdo koleg, çdo bashkëpunëtor, në çdo nivel e në çdo rajon, të gjithë së bashku, të kemi një lexim unik, kompakt, të përbashkët e transparent të arritjeve dhe objektivëve të kompanisë.

Ndaj ky takim i fundit, në një shtunë gushti, përfaqëson një moment të rëndësishëm bilanci, shkëmbimesh e dialogu me te gjithë stafin e NOA në mbyllje të gjashtë-mujorit që po lëmë pas.

Një kompani e sukseshme nuk ndërtohet vetëm nga një forcë shitëse e mirë, nga cilësitë e produktit apo nga një strategji super-ambicioze. Është vetëm kombinimi i të tre këtyre kritereve, arritja e një ekuilibri afat-gjatë mes çdo hallke, çdo departamenti e çdo vendimarrjeje që mundëson suksesin.

Kjo është NOA për të cilën ne punojmë çdo ditë, çdo sezon, ne çdo çast për klientët tanë.

Herjola Spahiu
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv