Një cikël leksionesh me studentët e Universitetit Europian të Tiranës

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e institucionit financiar NOA sh.a., Znj. Herjola Spahiu, zhvilloi një cikël leksionesh me studentët e Universitetit Europian të Tiranës, në të cilin u trajtuan tema mbi efektet e mikrofinancës shqiptare në tregjet financiare si edhe kontributin e saj në zhvillimin e ekonomisë dhe sipërmarrjes së lirë.

NOA, si një institucion i shanceve të barabarta, që i hap dyert edhe studentëve të sapodiplomuar për t’u njohur me tregun e punës në një institucion financiar, synon zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme për t’i ofruar të rinjve mundësinë e informimit mbi tregjet financiare, rolin e mikrofinancës në zhvillimin ekonomik të familjes shqiptare si edhe mundësitë e punësimit në këtë sektor dinamik të sistemit financiar në Shqipëri.