Mbështesim panairin “Shqipëria punon tokën”

Prej 20 vitesh në tregun shqiptar, ne kemi patur gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kujdesit tonë agrobiznesin dhe fermerin shqiptar, duke ndihmuar jo vetëm me financim por edhe me këshillim dhe edukim financiar, pasi besojmë fort se nëpërmjet mbështetjes së tyre, ne arrijmë të lehtësojmë dhe mbështesim zhvillimin ekonomik të zonave rurale, përmirësimin e mirëqënies së tyre sociale dhe në fund zhvillimin e gjithë ekonomisë shqiptare.

Për të shprehur përkrahjen tonë të përhershme ndaj tyre, ne financuam dhe morëm pjesë në projektin e sukseshëm dhe tashmë të përvitshëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, panairin “Shqipëria punon Tokën”.