Inagurohet Dega e re në Shkodër

Në datë 27 Shtator, ne u prezantuam në qytetin e Shkodrës me një degë tërësisht të re, në imazh por edhe në shërbime. Në një event ku ishin të pranishëm Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi, klientë, partnerë, bashkëpunëtorë dhe kolegë, ne premë shiritin e inaugurimit të degës sonë, duke i çelur kështu rrugën një ere të re zhvillimesh dhe investimesh në standartin  e degëve tona në të gjithë Shqipërinë.

Pas degës sonë në Shkodër, qytet në të cilin jemi prezent që prej fillimit të aktivitetit tonë, duke mbështetur zhvillimin e bizneseve të vogla e të mesme, një sërë investimesh do të marrin në jetë në degët tona duke i transformuar ato hap pas hapi në ambjente bashkëkohore ku klientët dhe punonjësit do të mund të ndërtojnë bashkëpunime afatgjata në kushte edhe më të mira.