Imazh i ri , i njëjti dedikim ndaj klientëve tanë!


  Ndërsa bëhemi gati të festojmë 20 vjetorin tonë, kemi kënaqësinë të komunikojmë për klientët tanë risitë tona më të fundit:

Odoo image and text block

Imazh i ri: 

Përgjatë gjithë veprimtarisë sonë, ne kemi dëshmuar se jemi një institucion dinamik, fleksibël dhe me potencial të lartë për zhvillim të mëtejshëm. Ne jemi gjithashtu të përgjegjshëm, inkurajues ndaj sipërmarrjes dhe mundësive të reja, dhe mbështetës ndaj aspiratave për rritje dhe sukses. Në këtë kontekst, ka ardhur momenti që ne të shprehim më mirë gjithë çfarë gjendet brenda nesh, dinamizmin, fleksibilitetin dhe gjithëpërfshirjen, duke ruajtur në të njejtën kohë të vyer çdo vlerë të krijuar përgjatë rrugës, dhe çdo trashëgimi që ka ndihmuar në krijimin e identitetit tonë. Mbështetur në gjithë sa më sipër, ne ju prezantojmë plot dëshirë dhe entuziazëm, logon tonë të re.

      Një faqe e re website-i:

      Është kënaqësi e madhe për ne të mirëpresim klientët dhe vizitorët tanë në këtë faqë të re website-i, e cila është ndërtuar për të bërë më të thjeshtë orientimin në të, marrjen e informacionit të nevojshëm si edhe aplikimin për kredi apo për vende pune. Duke vlerësuar sinqerisht opinionin e vizitorëve tanë, ne mirëpresim sugjerime apo kërkesa që lidhen me faqen tonë apo me shërbimet tona, në adresën info@noa.com.al