" FOTO - KONKURS, VERË 2019 "

Ndërkohë që shijoni pushimet, ju ftojmë të bëheni pjesë e foto-konkursit “NOA – Verë 2019”. Fiksoni me telefonin tuaj kujtimin më të bukur të pushimeve të kësaj vere dhe fitoni një Iphone XS Max.

Ndiqni kriteret e përshkruara në rregulloren më poshtë dhe dërgoni foton tuaj deri më 25 Gusht. Fotoja që do të pëlqehet më shumë në rrjetet sociale do të shpallet fituese. Pushimet tuaj bëhen edhe më të bukura me NOA-n 😉


RREGULLORE KONKURSI

1. Dërgoni fotot deri me datë 25 gusht, ora 17:00. Fotot që do të dërgohen pas datës dhe orës përmbyllëse të aplikimit nuk do të pranohen.

2. Fotoja me të cilën ju aplikoni duhet të dërgohet, së bashku me të dhënat personale të aplikantit (1. emër/mbiemër, 2. ditëlindja; 3. qyteti i banimit; 4. numër telefoni) në adresën e e-mail info@noafin.al.

3. Për tu konsideruar e vlefshme, fotoja duhet të dërgohet vetëm nëpërmjet e-mailit drejt adresës së përcaktuar në pikën  2 (dy) të kësaj rregulloreje. Fotot e dërguara nëpërmjet “Facebook Messenger” apo “Instagram Messenger” nuk do të pranohen si pjesë e konkursit.

4. Gjatë aplikimit, fotoja juaj duhet të përmbajë përshkrimin e vendit ku është bërë.

5. Fotot duhet të kenë cilësi vizuale dhe të përcjellin një moment, një peisazh, një çast, apo një kujtim i cili të reflektojë sezonin veror, të krijojë ndjesi pozitive për individët, për familjet dhe për publikun që e sheh atë. Fotoja mund të jetë krejt rastësore, një reflektim personal apo dhe një kompozim artistik, mjafton  t’i përmbahet ndjesive pozitive që sezoni veror ngjall tek secili prej nesh, dhe të ketë një cilësi vizuale.

6. Përpara se të publikohen online për votim nga publiku, një juri e përbërë nga staf i NOA-s, konfirmon nëse fotoja është konform rregullave dhe objektit të pikës 5 (pesë) të kësaj rregulloreje. Nëse kjo juri vlerëson se nuk i përmbush këto kritere, fotoja nuk do të publikohet online dhe nuk do të jetë pjesë e konkursit. Të gjithë aplikantët do të marrin një konfirmim pas dërgimit të fotos me e-mail, sipas pikës 2 (dy) të rregullores, për plotësimin ose jo të kritereve të konkursit.

7. Fotot e pranuara në konkurs do të hidhen online në rrjetet sociale, çdo ditë në orën 17:00. Çdo foto e ardhur pas këtij orari do të vlerësohet për ditën pasardhëse.

8. Çdo pjesmarrës në konkurs nuk mund të dëgojë më shumë se 1 (një) foto dhe duhet të ketë bërë like & follow profilet zyrtare të NOA-s në rrjetet sociale, në të kundërt fotoja nuk do të konsiderohet fituese dhe do vazhdohet me të dytën në radhë sipas vlerësimit me pikën 13 të kësaj rregulloreje.  

9. Fotoja duhet të jetë realizuar nga vetë pjesëmarrësi në konkurs. Fotoja duhet të jetë bërë gjatë vitit 2019.

10. Nuk pranohen foto 360 gradë, me efekt panoramik apo të tjetërsuara me efekte apo me editime të shumta që bëjnë që fotoja të mos shihet më si origjinale.

11. Në momentin e dërgimit të fotos sipas kritereve të përshkruara në pikën 2 (dy) të kësaj rregullore-je, aplikanti aprovon publikimin e fotos në çdo kanal nga NOA, dhe përdorimin e të dhënave personale të tij po nga NOA. Nëse në foto ka emërtime specifike biznesesh ose shfaqen individë të tjerë (psh. foto në grup në një bar/restorant), aplikanti duhet marrë një miratim me shkrim për përdorimin e imazhit / të dhënave personale të personave të tjerë në foto, në të kundërt, foto do të skualifikohet prej pjesëmarrjes në konkurs.

12. Për secilën prej fotove, votimi në facebook është i hapur deri në datë 25 Gusht, ndërsa votimi në Instastory është i hapur vetëm 24 orë.

13. Fotoja fituese do të konsiderohet fotoja që ka marrë më së shumti “pëlqime” (like) në postimin e bërë në profilet zyrtar “Instagram” dhe “Facebook” të NOA-s. Numri i “pëlqimeve” merret si shumatore mes të dy profileve (shembull : e njëjta foto merr 25 “pëlqime” në profilin zyrtar të NOA në Facebook dhe 75 “pëlqime” në profilin zyrtar të NOA në InstaStory – totali i “pëlqimeve” në këtë rast është 100). “Pëlqimet” e dhëna në profilin personal të aplikantit nuk do të përllogariten.

14. Nëse një foto merr më shumë “like” se fotot e tjera dhe vërtetohet që ajo është promovuar nga profile / faqe / adresa jo të verteta, atëherë fotoja e atij aplikanti do të skualifikohet menjëherë.

15. Nga loja janë të përjashtuar të gjithë punonjesit e NOA-s.

16. Fituesi do te shpallet në datë 30 Gusht në rrjetet sociale zyrtare të institucionit.

17. Dhurata e konkursit nuk është e konvertueshme në cash.

Odoo image and text block

KËSHILLA për të fituar !!!

- Bëjeni “share” postimin e NOA-s që përmban foton tuaj dhe ftojini miqtë tuaj ta votojnë atë;

- Voto foton tënde duke ndjekur link : https://urlzs.com/UcGSj 

- Sigurohuni të keni like & follow profilet zyrtare të NOA-s në rrjetet sociale;

- Mbajeni të gjallë postimin me foton tuaj duke falenderuar personat që ju bëjnë komente pozitive apo “pëlqime”, duke krijuar interaktivitet për foton tuaj;

- Lexoni rregulloren në detaj për të evituar çdo problematikë potenciale qe ju skualifikon nga konkursi