Dhuro gjak, shpëtoni jetë!

Kjo ishte një javë sensibilizimi në NOA, ku me ndihmën e Kryqit të Kuq Shqiptar ne u ndërgjegjësuam sesa e madhe është nevoja për gjak në shoqëri, dhe specifikisht në një komunitet shumë vulnerabël siç është ai i fëmijëve talasemik. Në mbështetje të tyre, në këtë sezon veror ku kërkesat janë të larta dhe dhurimi vullnetar i ulët, ne u organizuam për të dhuruar sadopak shpresë për këta fëmijë të sëmurë.

Me një njësi gjak, secili prej nesh mund të shpëtojë tri jetë dhe të nxisë mijëra buzëqeshje. Nuk njohim ndonjë akt tjetër njerëzor që mund të gjenerojë kaq shumë duke dhënë kaq pak.