14.06.2025

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq

Në NOA, tradita e dhurimit të gjakut vazhdon të jetë një akt i përbashkët i zemrës dhe përkushtimit! Edhe këtë vit, stafi ynë i mrekullueshëm dha kontributin e tij në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, në një aktivitet të organizuar me bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Ky është një shembull i qartë i vlerave që na udhëheqin çdo ditë në NOA, përkushtimi për komunitetin dhe dëshira për të bërë një ndryshim pozitiv në jetët e njerëzve përreth nesh. Një akt i thjeshtë, që zgjat vetëm pak minuta, por që mund të shpëtojë jetë dhe të japë shpresë atyre që kanë më shumë nevojë. Në zemër të misionit tonë qëndron individi dhe angazhimi ynë për një shoqëri më të qëndrueshme dhe më të bashkuar, në përputhje me parimet e ESG-së, ku secili prej nesh është pjesë e ndryshimit.

Falënderojmë të gjithë stafin e NOA-s që me përgjegjësi dhe solidaritet kontribuan në këtë nismë të rëndësishme. Bashkë për një të ardhme më të mirë!

Të reja të tjera