14.01.2025

NOA sh.a bëhet pjesë e grupit NCH Capital, ABI Bank dhe Tranzit shpk.

Ky hap përfaqëson një moment historik për kompaninë, duke sjellë burime dhe ekspertizë të shtuar për të fuqizuar më tej impaktin e saj në ekonominë lokale.

Znj. Herjola Spahiu, CEO e NOA sh.a, deklaroi:
“Përvoja dhe mendësia shumëvjeçare amerikane është një shtysë e madhe për të promovuar një kulturë të re menaxhimi dhe për të ofruar shërbime me cilësi të lartë sipas standarteve ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e bizneseve, fermerëve dhe individëve.”

Z. Seljan Kodra, CEO i Tranzit shpk, theksoi:
“Jemi krenarë që NOA, një institucion i rëndësishëm dhe me një fokus të veçantë në mbështetjen e biznesit shqiptar, fermerëve dhe familjeve, i bashkohet grupit tonë, duke sjellë zgjerimin e mëtejshëm të shërbimeve tona tek segmenti më dinamik dhe jetik i ekonomisë shqiptare, sipërmarrësit e vegjël."

Të reja të tjera