18.12.2024

NOA feston me fëmijët e Qendrës Multifunksionale Kia Green Light në Librazhd për festat e fundvitit

Dje, Qendra Multifunksionale Kia Green Light në Librazhd u mbush me gëzim dhe buzëqeshje, ndërsa 62 fëmijë të kësaj qendre festuan një ditë të veçantë me mbështetjen e NOA.

Kjo iniciativë nuk ishte thjesht një festë, por një dëshmi e përkushtimit të NOA për të sjellë ndryshim në komunitet përmes vlerave të ESG – Mjedis, Shoqëri dhe Qeverisje të Mirë. Dekorimet festive, dhuratat e personalizuara dhe prania e animatorëve krijuan një atmosferë të mbushur me emocione pozitive dhe kujtime të paharrueshme për fëmijët.



Në NOA, kujdesi për mirëqenien e brezave të ardhshëm është pjesë e identitetit tonë. Duke investuar në momente si këto, ne synojmë jo vetëm të përmbushim angazhimet tona sociale, por edhe të frymëzojmë një të ardhme më të ndritur për çdo fëmijë, duke sjellë më shumë gëzim dhe shpresë në jetën e tyre.



Faleminderit partnerëve tanë, si World Vision Albania, për bashkëpunimin në nisma kaq domethënëse. Ky është vetëm fillimi i shumë momenteve të tjera të bukura që do të krijojmë së bashku!

Të reja të tjera