NOA, fituese e çmimit "SDG Business Pioneers Award” për të dytin vit rradhazi!
Organizuar nga zyra e OKB-së në Shqipëri dhe nga UNDP, konkursi synon identifikimin e sipërmarrjeve më aktive në promovimin e “Objektivëve të Zhvillimit të Qëndrueshëm – SDG”. Objektivë të cilët prekin njëherazi dimensionin mjedisor, social dhe ekonomik dhe që bazohen mbi praktikat më të mira ndërkombëtare të transparencës dhe përgjegjshmërisë korporative.
NOA u vlerësua me sukses si fituese në kategorinë e kompanive të huaja në fushën e ESG & CSR duke u vlerësuar pozitivisht bazuar mbi një numër të lartë kriteresh që variojnë që nga mbrojtja e mjedisit, impakti social e deri tek mirëqeverisja e mbështetja e komuniteteve.
Ashtu si në vitin 2023, ky është i dyti vit rradhazi që NOA arrin të vlerësohet ndër kompanitë lider në Shqipëri në respektimin e objektivëve të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së. Një vlerësim që e vendos NOA krahas sipërmarrjeve më të konsoliduara në vendin tonë dhe si një referencë për mbarë sektorin financiar shqiptar.
Promovuese e një #FinanceNjerëzore, ky çmim është një vlerësim në rradhë të parë për të gjithë stafet e NOA të cilët investohen prej vitesh në garantimin e këtyre standarteve për çdo përfitues të shërbimeve të ofruara, qofshin ato në zonat rurale apo në qëndrat më urbane të vendit. Ky është një inkurajim që NOA të vijojë të angazhohet dhe më tej në fuqizimin e praktikave më të mira që realisht forcojnë sipërmarrjet, mbështesin familjet dhe mbrojnë rrënjët e vendlindjes sonë kudoqofshin ato. Është një angazhim kolektiv, insititucional dhe njëherazi njerëzor për të ofruar më të mirën për tregun shqiptar, të vërtetë ndaj misionit themelues dhe historisë sonë ndër vite, në respekt të etikës më të lartë të biznesit, të transparencës, e vlerave që sjellin zhvillim e mirëqënie reale për të gjithë.