01.11.2024

Fushata Kreditim i Zgjuar 2024

Në kuadër të fushatës "Kreditim i Zgjuar 2024", NOA, në bashkëpunim me Qendrën e Mikrofinancës (MFC), vazhdon të promovojë praktikat e përgjegjshme të kredimarrjes dhe të rrisë ndërgjegjësimin për edukimin financiar. Kjo fushatë ofron informacion të plotë mbi kushtet e kredive, normat e interesit dhe menaxhimin e tyre, duke inkurajuar zgjedhje të informuara financiare.

Është thelbësore që individët të vlerësojnë saktësisht se sa kredi mund të përballojnë, të llogarisin shpenzimet dhe të kuptojnë plotësisht kontratën e kredisë. Në këtë kontekst, kemi zhvilluar një seri takimesh me klientët tanë në Lushnjë, Berat, Fier, Shkodër dhe Lezhë.
NOA është këtu për t'ju ndihmuar të merrni vendime financiare të zgjuara dhe të përgjegjshme!

Të reja të tjera