Arsyet për të punuar në NOA
Mesazh nga Burimet Njerëzore
Arsyet për të punuar në NOA Menaxhimi I talenteve Mundësitë për zhvillim Mundësitë për studentë
Me synimin për të krijuar procese efektive dhe produkte dinamike, ne
zhvillojmë vazhdimisht projekte dhe ide të reja. Ne përpiqemi të jemi gjithmonë një hap përpara në drejtim
të teknologjisë dhe sistemeve në mënyrë që të bëjmë dallimin dhe fitojmë avantazhe konkuruese në treg. I
njohim dobësitë brenda industrisë sonë dhe përpiqemi të krijojmë zgjidhje për t'i kapërcyer ato. Ne jemi
kompania e parë në Shqiperi në Mikrofinancë, që kemi pajisur forcën tonë shitëse me tableta, duke mundësuar
automatizim të plotë të proçesit të kredidhënies dhe plotësim të nevojave të klientëve tanë në kohë sa më të
shkurtër.
Sot, ne numërojmë rreth 250 punonjës në të gjithë Shqipërinë, me një ndarje thuajse
të barabartë midis femrave dhe meshkujve. Ne jemi kompani e mundësive të barabarta, ku vendet e reja të
punës publikohen njëherazi brenda kompanisë si dhe jashtë saj, duke u krijuar kështu mundësinë punonjësve të
aplikojnë në nivele më të larta dhe të zhvillohen edhe me tej në kompani, por duke tërhequr njëherazi edhe
talente të reja jashtë saj.
Ky angazhim i institucionit është evidentuar dhe vlerësuar nga kompania e rekrutimit “The Headhunter Group”, e cila në muajin Shtator 2017, akordoi për NOA sh.a “Cmimin e Bronztë”, duke e cilësuar si një punëdhënës të përgjegjshëm dhe që respekton diversitetin në vendin e punës.

Fryma e ekipit luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë profesionale. Ne punojmë
së bashku si një ekip. Ndajmë ide, qëllime dhe praktikat më të mira. Ne ndihmojmë kolegët tanë të rriten
personalisht dhe profesionalisht. Ne punojmë shumë dhe festojmë së bashku arritjet tona.
Ne jemi me të vërtetë dinamikë, sepse të gjitha proçeset tona janë të shpejta dhe
kërkojnë reagime dhe veprime të shpejta: proceset e punës, industria në të cilën operojmë, produktet që ne
shesim, afatet që respektojmë. Me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit, ne synojmë të përmbushim nevojat e
ndryshueshme të tregut dhe të konsumatorit në kohë të shkurtër.
Në kompaninë tonë ne kemi një politikë të pasur kompensimesh dhe benefitesh duke
ofruar për punonjësit tanë një paketë mjaft konkuruese dhe të përditësuar vazhdimisht me tregun, duke
filluar nga paga bazë dhe sistemi i bonuseve.
Paketa e benefiteve gjithashtu është mjaft e pasur, duke ofruar suport financiar për studime, ose suport ekonomik për të mbështetur punonjësit tanë për nevojat e tyre familjare.
Duke qënë se shëndeti dhe mirëqënia e punonjësve është prioriteti ynë, ne ofrojmë për punonjësit skemën e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit si edhe Kujdesin Vjetor Parandalues.

Prej vitit 2013, në komapniën tonë lançohet “Pyetësori mbi Angazhimin dhe
Kënaqësinë në Punë të Punonjësve”, i cili është kthyer në pikënisjen e strategjisë së burimeve njerëzore
përsa i përket manaxhimit të marrëdhënieve me punonjësin. Përgjigjet, opinionet dhe sugjerimet e punonjësve,
perceptimi i biznesit i parë nga këndvështrimi i tyre, të gjitha luajnë një rol tejet të rëndësishëm në
identifikimin e problematikave, nevojave për motivim dhe mbi të gjitha na udhëheqin drejt të kuptuarit të
mënyrave dhe konceptimit të strategjive, për t’u përmirësuar të gjithë së bashku.